Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit zgjedhorë në Mozambik (fotot)

02/11/2024 19:29

Policia ka përdorur sot gaz lotsjellës dhe plumba gome në kryeqytetin Maputo të Mozambikut për të shpërndarë qindra protestues që kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve, sipas vëzhguesve të rrjetit AFP.

Trazirat kanë përfshirë kombin afrikan që prej zgjedhjeve të 9 tetorit, të fituara nga partia në pushtet, Frelimo që nuk ka lëshuar karrigt që prej vitit 1975, megjithse e denoncuar si mashtruese e manipuluese nga opozita.

Vëzhgues të zgjedhjeve nga BE e SHBA kanë raportuar për parregullsi të shumta dhe dhunë gjatë dhe pas votës.

Kandidati kryesor opozitar Venancio Mondlane, bëri thirrje për protesta kombëtare nga 31 tetorit deri më 7 nëntor, kur është planifikuar mitingu final në Maputo.

Policia që patrullonte sot kryeqytetin përpiqej të largonte banorët nga qytete të tjera të vendit që vinin në protestë.

Protesta u zhvilluan dhe në disa vendndodhje të tjera, madje dhe në Nampula, rreth 2,000 kilometra larg kryeqytetit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, thanë dëshmitarët për rrjetin AFP.

“Në Nampula rreth 500 njerëz dolën në bulevardin kryesor për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve”, tha Constantino Jose, taksist i qytetit.

Në qytezën Namialo, rreth 95 kilometra larg Nampula, “rreth njëqind demonstrues ishin me të djegura të syve në bulevard,” tha një gazetar vendas duke folur për “kontigjent të madh të policisë”.

Mozambiku ka vendosur gjithashtu kufizime të internetit pas zgjedhjeve duke bllokuar disa programe komunikimi si Facebook, Instagram e WhatsApp.

Dhuna nisi pak pas zgjedhjeve në 24 tetor kur komisioni elektoral shpalli kreun e Frelimo, Daniel Chapo, fitues të rreth 71 të votës.

Policia tha se dhjetra njerëz janë plagosur në dunën pas zgjedhore dhe janë hapur hetime ndaj krye-opozitarit Mondlane për thirrjen e tij publik “25 ditë terror”, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA