Krokodili i rezervatit më i madh në botë, ngordh ‘pas 100 vjetësh’ në Australi (fotot)

02/11/2024 16:37

Cassius ishte rreth 5.5m i gjatë, peshonte rreth një ton besohet se ishte më shumë se 100 vjeç, edhe pse askush nuk e di me siguri.

Krokodili gjigant i ujërave të kripur jetonte në një rezervat në një ishull në brigjet e Queensland që kur ishte kapur në vitet 1980 në Territoret veriore Australiane.

Madje në vitin 2011 ai kishte marrë rekordin Guinness si krokodili më i madh në botë që jeton në kushte të mbyllura.

Rezervati Marineland Melanesia njoftonte në postimin e vdekjes së zvarranikut në rrjetet sociale se Cassius ishte “shoku ynë i dashur” dhe “një anëtar i vlerësuar i familjes tonë”.

Cassius ka jetuar më parë në botën e egër, ku njihej per kapjen dhe ngrënien e kafshëve të egra bovine, madje dhe për disa sulme ndaj barkave, para se të kapej të mbahej në park.

Themeluesi rezervatit George Craig kishte “blerë” Cassius në 1987, thonë mediat vendase.

Cassius “kishte bërë shoqëri të mirë mikut të tij të parkut, krokodilit George për më shumë se 30 vjet”, shkruanin zyrtarët e rezervatit, duke shtuar se “pas zhvendosjes së zotit Craig muajin e kaluar, shëndeti i Cassius kishte nisur të përkeqësohej.

“Ai ishte i vjetër dhe besohet se jetoi më tepër nga sa parashikohet për krokodilët e egër, shtohet në njoftim.

Zyrtarët falënderonin ata që kishin vizituar ” Cassius gjatë jetës së tij dhe i kishin oftuar mirësi”./Rrjeti BBC/

FOTO GALERI
4/5
Krokodili ishte i afert me kreun e kampit Craig

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA