Është vënën në pranga një 41-vjeçar në Tiranë, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pak më shumë se një muaj më parë, shtetasi me inicialet M.Q. për motive të dobëta goditi ndisa herë me thikë shtetasin E.D. në zonën e Yzberishtit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap 41-vjeçari nga Tirana, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted 3”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA