“Drita” nuk u shuajt asnjëherë/ Historia e 37-vjeçarit të verbër që nuk u dorëzua

02/11/2024 12:35

Andit Cani është 37 vjeç. Ai humbi shikimin në moshë shumë të vogël për shkak të një komplikacioni shëndetësor, por kjo nuk e pengoi gjithë jetën të përpiqej për të qenë i barabartë me të tjerët në mundësi dhe objektiva.

Andit u shkollua dhe pas shumë përpjekjeve sot është i punësuar në Bashkinë e Gramshit.

“Shikimi im është dëmtuar nga një temperaturë e lartë kur kam qenë shumë i vogël, disa muajsh. Rrugëtimi im ka qenë I vështirë pasi pamundësia në shikim të diferencon nga të tjerët. Arsimin 8-vjeçar e kam kryer në shkollën e nxënësve që nuk shikojnë në Tiranë. Gjimnazin e kam bërë në Elbasan dhe fakultetin në Tiranë. Dhe më pas një pritje e gjatë për tu punësuar. Jam munduar të studioj dhe ti marr jetës më të mirën”, thotë ai.

37-vjeçari tashmë ndihet i realizuar dhe përcjell një mesazh domethënës për të gjithë ata që ndoshta në një fazë të jetës mendojnë të dorëzohen.

“Është shumë e rëndësishme të ndihesh i barabartë me të tjerët. Jam munduar të studioj me shumë vështirësi dhe sakrifica. Njeriu nuk duhet të dorëzohet kurrë dhe të ketë durim. Njeriu për të arritur diçka duhet të niset nga vetja dhe të kërkojë shumë prej saj”, shton Andit.

Me gjithë sakrificat që bëjnë personat me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre për shkollim, punësimi mbetet një sfidë shumë e vështirë për këtë kategori dhe shumë larg realizimit qoftë edhe të përcaktimeve ligjore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA