Dy vëllezër janë arrestuar në Shkodër, pasi janë identifikuar nga kamerat e sigurisë, duke djegur dy automjete.
Gjithashtu është identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësi për djegien e makinave.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, teksa u vunë në pranga shtetasit Elvis Sherraj, 19 vjeç dhe Klevis Sherraj, 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.
Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj. P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.
Top Channel