Hysni Matranxhi, banori i fshatit Çaj të Kukësit, tregoi për “Bagëti e Bujqësi” torturat makabre të periudhës së komunizmit.
78-vjeçari deklaroi se gjatë asaj kohe është internuar, periudhë që nuk e ka harruar prej shumë vitesh.
Bariu zbuloi se babai i tij ka qenë gjithashtu i dënuar për gjashtë vite, kohë e shoqëruar me tortura.
“Pa delet kam ndenjur nja katër vite, pasi sistemi komunizmit më internoi. Më akuzuan për tentativë arratisjeje, megjithëse unë nuk e kisha atë mendje. Atje punonim në kooperativë, 18 lek paguhej dita.
Për mua ka qenë vdekje për së gjalli. Nuk bisedonim dot me njerëz tamam. Babi ka qenë i burgosur për 6 vite në Fier, katër herë në vit e takonim. Ne hetuesi ka hequr keq, tortura të rënda”, tha 78-vjeçari.
Top Channel