Bujqësia, është krahu i djathtë e ekonomisë së vendit tonë duke kontribuar me 20% të PPB. Shqipëria cilësohet si një vend me toka pjellore, por pavarësisht kësaj fermeri tanë nuk arrijnë dot të konkurrojë prodhimin bujqësorë të rajonit.
Ish rektorit i universitet bujqësor të Vjenës, Hubert Hasebauer thotë se fajin për këtë nuk e ka vetë mungesa e subvencioneve, sepse një tokë e mirë bujqësore prodhon më tepër nëse punohet nga një fermer i arsimuar i cili i përgjigjet tregut dhe kërkesave të konsumatorit.
“Ju jeni në një pozicion shumë të mirë për të zhvilluar më tepër sektorin e bujqësisë, sepse keni klimën e mirë, toka me ujë dhe kjo ju bën të mundur që të prodhoni shumë produkte që janë të vështira që të prodhohen në Europën Qendrore. Për ta zhvilluar më tej këtë sektor duhet që të keni njerëz të mirë, që do të thotë njerëz të arsimuar, dhe kjo arrihet edhe nëpërmjet kërkimeve shkencore”, shprehet Hasebauer.
Toka nuk ka nevojë vetëm të punohet, por edhe të studiohet me qëllimin e vetëm që prej saj bujku të marrë sasinë dhe cilësinë e duhur të produktit që më pas të bëhet dhe konkurrues në vendet e BE
“UBT ka një rol unik në këtë sektor sepse bëhet fjalë për tokën dhe njerëzit. Ajo që në po mundohemi të forcojmë rolin e këtij universiteti i cili është kontribuuesi i parë për zhvillimin e bujqësisë duke edukuar brezin e ardhshëm së specialistëve të tokës, që kanë kaq shumë të nevojshëm për Shqipërinë që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe Europiane”, shton ish-rektori.
Edhe pse Shqipëria konsiderohet një vend bujqësorë, të rinjtë nuk e duan atë. Braktisja e fshatit nga brezi i ri ka bërë që toka tashmë të punohet nga fermerët që i përkasin moshës së tretë.
Top Channel