Në pamje dramatike të publikuara sot nga juglindja e Anglisë shiheshin vila klasike të mbetura në prag të katastrofës në Devon, pas një serie shembjesh të pashpjeguara te shkëmbinjve bregdetarë.
Shtëpitë e bardha me çati konike mbeten tashmë disa dhjetra metra larg buzës se rënies prej erozionit të shkëmbit ne Sidmouth, në bregdetin e lashtë të Devon.
Pamjet tregojnë sesi një pjesë e mirë e shkëmbinjve miliona-vjeçarë janë shembur muajt e fundit duke lënë pronarët e shtëpive në mëshirën e natyrës.
Tashmë një pjesë e plazhit South West është mbyllur nga autoritetet e bashkisë që thonë se “shkëmbinjtë janë të pasigurtë”.
Shembjet e shkëmbit ndodhën në disa segmente të Sidmouth, pas reshjeve të fundit, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Në një postim të bashkisë së Devon thuhej: “Pas shembjes së shkëmbinjve në Sidmouth, duhet të kujtojmë vizitorët të mbajnë distancë ndaj faqes malore në bregdet, pasi shembje ose rreshkitje mund të ndodhin në çdo kohë”.
Top Channel