Shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor u mori jetën tetë personave në Serbisë.
Incidenti tragjik ndodhi në Novi Sad. Ministri i Brendshëm i vendit, Ivica Daçiç njoftoi për tetë të vdekur.
Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja. Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.
“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.
Sipas tij, streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.
Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiç, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviç dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriç.
Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.
Top Channel