Tërhoqi për 28 vite pensionin e vjehrrit të vdekur, burgoset gruaja 73-vjeçare (fotot)

01/11/2024 18:11
Gjykata e Portlaoise

Një grua 73-vjeçare që raportohet se ka pretenduar pensionin e vjehrrit të saj të vdekur prej rreth 28 vjetësh është burgosur sot për dy vjet në Irlandë.

Margaret Bergin kishte pretenduar në mënyrë të jashtëligjshme pensionin e John Bergin, i cili kishte vdekur në 1993 në moshën 82 vjeçare, në një shumë të akumuluar prej 271,046 euro.

Sot ajo u dënua nga gjykata e Portlaoise me pesë vite e gjysmë burg, por pritet të kryejë vetëm dy vjet prapa hekurave pasi pranoi akuzat e vjedhjes e përvetësimit.

Gjykatësi Keenan Johnson e përshkruante rastin si “një çështje serioze vjedhjeje që i ka sjellë humbje të konsiderueshme shtetit”.

Bergin, e cila eshte gjyshe edhe vete, kishte marrëveshje për tërheqjen e pensionit të vjehrrit të saj por vijoi ta bënte këtë edhe pas vdekjes së tij në 1993.

Dyshimet u ngritën gjatë një auditimi të pensioneve në 2022 kur u zbulua pensionisti në Mountrath që duhet të 110 vjeç.

Kur zyrtarët shkuan të vizitonin shtëpinë zonja Bergin u tha se vjehrri saj nuk dëshiron të shqetësohet.

Por pasi kishin pritur gruaja i kishte prezantuar me një burrë  të shtrirë në krevat që dukej shumë më i ri se Bergin dhe nuk i ngjante fare, shkruan rrjeti BBC.

Pas arrestimit Bergin pranoi se në krevat kishte qenë bashkëshorti i saj.

Gjykatësi tha se koha e gjatë e vjedhjes ishte një faktor përkeqësues prandaj gruaja nuk mund t’i shpëtonte burgut, sipas rrjetit BBC.

FOTO GALERI
1/2
Margaret Bergin kishte pretenduar në mënyrë të jashtëligjshme pensionin e John Bergin, i cili kishte vdekur në 1993 në moshën 82 vjeçare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA