“Për Shqiptarët”/ Babai i Enea Thomarajt: Nuk kisha para për të kryer ceremoninë e varrimit

01/11/2024 21:38

Artur Thomaraj, me origjinë nga Vlora, u rrit e jeton sot në Elbasan.

35 vite më parë njihet me bashkëshorten e tij Luljetën me të cilën u dashurua sapo e pa. Jeta e të rinjve nuk do të ishte ajo me e lehta, por pavarësisht sprovave e varfërisë, ia dolën të krijonin një familje të ngrohtë.

Arturi jetonte me të dy prindërit e me bashkëshorten. Luljeta vuante nga astma, e gjithashtu kishte vështirësi edhe me sjelljen në jetë të fëmijëve.

2 herë u gëzuan me fëmijë, e 2 herë përjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin të mbijetonin.

U deshën 5 vite që shtëpia të merrte jetë, me lindjen e djalit të tyre të madh, që e quajtën Enea. Enea ishte i mbarë, nuk i shqetësonte prindërit, kërkonte pak e kënaqej më gjithçka. E vetmja kërkesë e vazhdueshme që kishte, ishte që prindërit t’i bënin një vëlla.

Kaluan plot 8 vite që në jetë të vinte djali i dytë i familjes Thomaraj. Emrin ia zgjodhi Enea, tha do ta quajmë Arluen si bashkim i emrave tanë: Artur, Luljeta dhe Enea.

Enea dhe Arlueni ishin të pandarë. Si vëlla më i madh, Enea e merrte kudo me vete. Flinin në të njejtën dhomë, në dhomën e ndenjes. Kushtet ato ishin. Pasi mbaronin darkën, dhoma e ndjenjes kthehej në dhomën e tyre të gjumit. Kalonin orë të gjata bisedash, e herë pas herë “i shqetësonin” prindërit me të qeshurat me zë të lartë ne mesnatë.

Kur prindërit e Arturit ndërruan jetë, ata mbetën 4, çifti me 2 djemtë e tyre.
Arturi ka punuar sa ka mundur, që t’i krijonte sado pak kushte familjes. Ndërsa Luljeta, për shkak se vuante nga astma dhe artriti, e ndërpeu punën që bënte në spital si sanitare.

Djemtë u rritën me përgjegjshmëri të madhe, me dhembshuri për prindërit, të cilët mundoheshin shumë për ta.
Disa vite më pas, Arturi do të pësonte një paralizë, që i vështirëson të ecurën dhe kryerjen e shumë veprimeve. Për pasojë rolin e kryefamiljarit e mori Enea.
Si një djalë i ri plot plane e ëndrra, dontë të punonte e të ndihmonte familjen, e si rrugën më të lehtë pa emigrimin. U nis për të punuar në Gjermani, ku qendroi 3 vjet, derisa shteti gjerman e ktheu në Shqipëri, sepse nuk kishte lejqëndrimi.

Por Enea nuk u dorëzua. Nisi menjëherë punë në Elbasan, nga një fabrikë në tjetrën, nga një turn në tjetrin, e shumë herë disa turne bashkë në mënyrë që të fitonte sa më shumë, e t’i vinte në ndihmë prindërve të sëmurë.

Arturi na ka rrëfyer se Enea nuk i ka shqetësuar kurrë, në lagje e donin të gjithë dhe ndihmonte çdo kënd. Për të atin ishte tashmë si një shok, një shpatull ku mbështetej. Enea ishte ai që dërgonte mamin në spital për mjekim, ai që mbante babain për krahu që të zbriste shkallet e të pinin bashkë kafen e mëngjesit. Ai që kalonte sa më shumë kohë me vëllain, që i thoshte të shkollohej, se do ishte ai aty për të punuar për të gjithë bashkë.

Gjithçka në këtë familje ndryshoi, në një natë vere të 14 korrikut 2024. Enea dhe Alueni ishte jashtë në mbrëmje, kur prindërit i kërkojnë të kthehen në shtëpi, se ishte natë, ishte vone, e meraku si linte të rrinin të qetë pa u kthyer djemtë në shtëpi.

Vëllezërit u kthyen, takuan prindërit të cilët shkuan të flinin në dhomën e tyre dhe djemtë qëndruan dhomën e ndenjes. Pas bisedave të përhershme, e duke kaluar kohë me celuluar, secili u shtri në divanin e tij që e përdornin si krevat.

Atë ditë Enea nuk ishte ndjerë mirë. Ndjente një shqetësim pa e kuptuar përse. U zgjua i zymtë, ndoshta vapa- tha, sepse ishte një nga ato ditët më të nxehta të verës. Por mbremja e gjeti sërish të trazuar. Teksa flinte i del gjumi dhe merr drejtimin për të shkuar në tualet. Dera ishte e mbyllur, sepse aty ndodhej i vëllai. Enea pret në korridor, ishte ora 02;14 e natës, prindërit ishin në gjumë, gjithçka ishte qetësi. Qetësi që u trondit nga një zhurmë e barabartë me atë të 20 shkrëpëtimave bashkë, thotë Arturi. E pastaj heshtje.

Një derë hapet fuqishëm, ishte Arlueni i vëllai, që thërret me sa zë kishte: Laliii, ashtu siç i thërriste gjithmonë.
Një derë kishte rënë mbi fytyrën e Eneas. Ishte porta kryesore e shtëpisë. Ajo që u mbyll disa orë më parë, për të sinjalizuar që tani ishin të gjithë në shtëpi, që familja u bë bashkë, që kaloi edhe një ditë e do të mund të flinin të qetë, brenda asaj shtëpië që Arturi ndërtoi më shumë vështirësi.

Tashmë ajo derë qëndronte mbi Enean. Një sulm i fuqishëm tritoli, i vendosur në derën e fqinjëve përballë, goditi tragjikisht Enean e pafajshëm, duke i ndërprerë gjithçka në mes. Nga ajo natë për familjen Thomaraj nuk pati më gjumë.

Prindërit u zgjuan të tronditur, pa kuptuar se ç’po ndodhte. Në tokë gjendej djali i tyre, i mbuluar nga gjaku. Tashmë dera e shtëpisë ishte e hapur, e çarë në mes, tani asgjë për ta nuk ishte më e sigurt. Pas asaj dite, kaluan 3 muaj ku Enea do të rrinte në spital.

Në fillim arriti të ishte i ndërgjegjshëm, por prindërit thonë se ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk e kuptoi dot se çfarë i ndodhi. Se çfarë ishte ajo ngjarje që padrejtësisht i mori jetën, në moshën 29 vjeçare, duke i lënë përgjysmë dashurinë, familjen, punën, bisedën me të vëllanë, vizitën në spital të së ëmës, kafen që do të pinte të nesërmen me babanë, e shokët që e prisnin për të dal.

Enea ndërroi jetë 3 javë më parë, pasi luftoi në spital 3 muaj. Pasi i tha të ëmës fjalët e fundit: Jam mirë…
Ndërroi jetë duke lënë pas dhimbjen më të madhe në këtë familje. Duke rënduar shpirtrat e prindërve që e kishin shtyllën e shtëpisë, e të vëllait që e kishte shokun e jetës.
Gjithçka mund të kishte menduar kjo familje, por vdekjes e Eneas kurrë. I kapi aq të papërgatitur, sa nuk kishin as lekët për të bërë ceremoninë motore.

Nga ai moment që Enea ndërroi jetë, Arturi nuk ka lëvizur më nga shtëpia, dhe e vetmja ditë që ka dal jashtë saj është sot…
Tani në familjen Thurmaraj janë hapur dyert e mortit, shumëkush futet e del nga ajo derë, për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë, për t’i shprehur një ngushëllim, por sytë e prindërve dhe të vëllait, qëndrojnë nga dera.

I duket sikur nga momenti në moment do të kthehet ai, do të vijë nga puna, do ti përqafojë e do t’ju thotë a keni nevojë për diçka. Por sikur ta dinin se do t’ju ikte kaq shpejt, do t’i thonin se i vetmi për të cilin kemi nevojë, je TI.

Artur Thomaraj në studion e “Për Shqiptarët”: Hap derën dhe shikoj dhe më vunë shami tek hunda që të mos binte të fikët, e doja shumë Enean, nuk e ndaja nga vetja. Djali tjetër ngriti derën, bërtiti, ne ishim në gjumë unë edhe nusja, me gjithë fuqinë që kishte e shtyri nusen dhe u ngrit për të shkuar në divan, urgjenca u vonua se ngatërroi adresë, policia erdhi shpejt, katastrofë, gjak nga veshët, goja, hundët.

Situata në familjen time është shumë e vështirë, kemi hap derën se kështu janë zakonet dhe rri pret hap sytë nga dera a po vjen çuni apo jo, është shumë e vështirë s’po e përballojmë dot se dikur do të qetësohemi, rrojmë për të voglin se nuk dimë çfarë bëjmë ndryshe. Sot mora pensionin 227 mijë, këtë pension kam pas përherë, por të del me aq? Nusja është pension bashkie, ka 4 sëmundje, janë për të larë dritat që s’i lëmë kurrë. Unë kisha nevojë për lekët e funeralit. Hapa një Go Found, e hapi mbesa por nuk u deshën ato, s’i kemi tërheq e kanë marrë vesh njerëzit kush e kush me ndihmu. E gjitha është tek e ardhmja dhe tek nusja ime, unë s’jam më i aftë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA