Kuvendi në Këshillin e Legjislacionit ka pranuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren e Kuvendit për dënimet.
Po, në fuqi mbeten përjashtimet me 30 ditë për dëmtimet e sendeve dhe objekteve në Kuvend dhe 60 ditë për zjarrvënien.
“Ne i zbatojmë katërcipërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por duhet të ketë balancë mes disiplinës dhe lirisë së shprehjes”, tha Toni Gogu.
Sa i përket përmbajtjes së nenit 4 të Rregullores, Gogu u shpreh se, Gjykata ka thënë se, “masat e shtuara disiplinore të përjashtimit nga pjesëmarrja në Komisione ose në seancë plenare deri në 30 ditë ose 60 ditë nuk janë proporcionale. Megjithëse nuk janë proporcionale per se’ dhe se përcaktimi i këtij afati kohor 30 ose 60 ditë përfshihet brenda autonomisë së Kuvendit”.
Në fund drejtuesja e Këshillit, Etilda Gjonaj hodhi për votim, miratimin e raportit për t’ia paraqitur Kryetares së Kuvendit. Raporti i miratuar vlerëson se me propozimin e relatorit, meqenëse nuk krijohet vakuum, nuk është i domosdoshëm riformulimi i dispozitave.
Ndërsa shqyrtimi i vendimeve 52 dhe 54 të Gjykatës Kushtetuese, u shtynë për mbledhjen e ardhshme, për shkak të mungesës së relatorëve, Eduard Shalsi dhe Ermonela Felaj.
Top Channel