Në një ligjëratë, drejtuar nga anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave, Ardian Vehbiu, gjuhëtarë e pedagogë diskutuan për krizën e autoritetit në albanologji.
Sipas Vehbiut, ky autoritet po kontestohet nëpër rrjetet sociale dhe nga konspiracionistët, të cilët ai i cilëson turboalbanolog.
Sinkron Ardian Vehbiu – Kriza ka të bëjë me raportet e albanologjisë me publikun. Për mua albanologjia në Shqipëri nuk po arrin t’i përgjigjet interesit që ka publiku për temat që ajo trajton. Ka një krizë edhe të besimit, edhe të mosbesimit, sepse mungon ai skepticizmi i nevojshëm për gjërat që thuhen.
Por, si mund të shpëtojë albanologjia nga kjo krizë?
“Prandaj e vura theksin te nevoja për marrëdhënie me publikun, që i kanë institucionet, duke filluar nga Akademia e Shkencave, universitetet dhe të tjera institucione, duhet ti kushtojnë shumë vëmendje marrëdhënieve me publikun. Sepse boshllëku që kanë krijuar nëpërmjet mefshtësisë, e kanë plotësuar të tjerë që nuk janë në gjendje të artikulohen si ekspertë dhe kjo krijon keqkuptime dhe hap vendin për depërtimin e një rryme mendimi që për mua nuk është shkencore.”, u shpreh Ardian Vehbiu.
Nëse kriza e albanologjisë është në thellë krizë e besimit te publiku, duhet të punojmë për të kthyer besimin te publiku, thekson gjuhëtari.
“Nëse ne do të kemi një kulturë të shëndetshme, funksionuese dhe njerëz që arrijnë të mendojnë në mënyrë kritike, atëherë nuk ka nevojë të shkohet më tutje dhe të mbrohet identiteti me argumente që nuk janë shkencore.”, shtoi më tej Vehbiu.
Top Channel