Ish-aktori amerikan i aksionit shfaqet në videot ruse të propagandës, me peshë mbi 160 kg (fotot)

01/11/2024 16:36

Ish aktori i njohur i aksionit Steven Seagal, i kthyer tashmë në aleat të liderit rus Putin, duket se kishte shtuar ‘disa’ kilogramë në peshë në paraqitjen e tij të fundit televizive në favor të politikave të Kremlinit.

Veterani i Hollywood 2 metra i gjatë dukej shumë i rënduar nga pesha që prej largimit nga SHBA për të marrë pasaportën e Rusisë dhe miqësisë me liderin e saj komunist Putin.

Në një dokumentar të ri me titull “Në emër të drejtësisë” 72-vjeçari shihet me një bark të stërmadh duke vizituar lindjen e Ukrainës, duke shpjeguar sesi vendi i shkatërruar nga lufta “e kishte kërkuar vetë” atë që ndodhi.

Megjithëse dokumentari tenton ta paraqesë në dritën më të mirë të mundshme, Seagal shihet me një pamje krejt tjetër nga heroi i arteve marziale të viteve 90-t, ku barku i madh nuk e lindte të mbërthente këmishën, shkruan rrjeti Daily Mail.

Aleati i presidentit Putin viziton zonat e kontrolluara nga Rusia në lindje të Ukrainës mes rrënojave dhe shkatërrimit të luftës.

Sipas përkthimit në platformën Smotrim, Seagal “flet për viktimat e nacionalistëve ukrainas dhe atë që ka ndodhur prej vitesh në Donbas,” para se rajoni të aneksohej nga Rusia në 2022.

Seagal ka marrë qytetarinë ruse në 2016 dhe prej atëherë ka shitur pronat e shumta në SHBA.

Më parë ai i referohej Putin si “vëlla” si dhe “një nga liderët më të mëdhenj”.

Aktori është rritur në SHBA dhe ka luajtur shumë role në filmat e viteve 80s-të e 90-të, por besohet se gjyshërit e tij ishin rusë./Daily Mail/

FOTO GALERI
3/7
Aleati i presidentit Putin viziton zonat e kontrolluara nga Rusia në lindje të Ukrainës mes rrënojave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA