Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar sot se Larbi Ben M’hidi, një nga figurat kryesore të përpjekjes së pavarësisë së Algjerisë, është vrarë nga ushtarët francezë pas arrestimit në 1957.
“Ai ka pranuar sot se Larbi Ben M’hidi, një hero kombëtar i Algjerisë… është vrarë nga siguria franceze,” njoftonte presidenca në 70 vjetorin e revoltës që solli luftën.
Ata shtonin se ky ishte një gjest rikëshillimi nga Macron, drejt ish-kolonisë së Francës.
Kolonizimi një-shekullor i Algjerisë nga Franca kulminoi me luftën e pavarësisë së viteve 1954-62 që la plagë te të dyja palët, shkruan rrjeti francez AFP.
Vitet e fundit Macron ka bërë disa gjeste riafrimime ish-vendet koloniale, por jo kërkesën e ndjesës për imperializmin francez, siç kanë kërkuar vendet e prekura.
Në lidhje me Algjerinë administrata ka kërkuar “të rishikojë historinë e kolonializmit me qëllim e kujtimeve të përbashkëta paqësore”, ka thënë presidenca franceze.
Ben M’hidi është një nga themeluesit kryesorë të Fronin Kombëtar Algjerian të Çlirimit që nisi revoltën kundër sundimit francez, nga më pas nisi lufta e pavarësisë.
Sipas versionit të atëhershëm zyrtar Ben M’hidi kishte tentuar të kryente vetëvrasje dhe më pas kishte vdekur gjatë transportit për në spital.
Por tashmë pranohet se ai është vrarë nga ushtarët nën komandën e Gjeneral Paul Aussaresses, që e kishte pranuar këtë në fillim të viteve 2000.
Një raport i historianit Benjamin Stora në vitin 2020 shkon më tej për të afrim mes vendeve pa kërkuar “pendim dhe ndjesë” mes dy vendeve, shkruan rrjeti France24.
Top Channel