Është arrestuar në Prishtinë Gëzim Gashi, me 67 vepra penale dhe 5 fletë-arreste.

Për 22 prej tyre, 39-vjeçare është dënuar tashmë, e që disa janë për mbajtje të armëve, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar të tyre, vjedhje në pyll, sulm ndaj personit zyrtarë, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, vjedhje rëndë, kanosje e mospërfillje të gjykatës.

Ai dyshohet se edhe e kërcënoi prokurorin Ersan Qavolli që po e heton rastin e tij.

Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i Gëzimit, Faik Gashi për shkak që falsifikoi dokumente.

Ata janë arrestuar në një aksion të madh të Njësisë Speciale më 30 tetor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA