Zelensky ndihet i braktisur! Zhvendosja e trupave koreano-verior në Rusi, presidenti i Ukrainës kritikon mungesën e reagimeve

31/10/2024 22:58

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi atë që e ka quajtur përgjigje “zero” ndaj zhvendosjes së trupave koreano-veriore në Rusi për luftën në Ukrainë, duke thënë se reagimi i dobët do ta inkurajojë presidentin Vladimir Putin ta përforcojë numrin e trupave ushtarake.

Në një intervistë me kanalin koreano-jugor televiziv KBS, Zlensky ka thënë se beson se Moska veçse po përpiqet të bjerë dakord me Korenë e Veriut për të dërguar inxhinierë dhe “një numër të madh të civilëve” për të punuar në bazat ushtarake ruse.

“Putini po e shikon reagimin e Perëndimit… Dhe besoj se pas këtyre reagimeve, ai do ta rrisë numrin e trupave… Reagimi i tanishëm është asgjë, është zero”, ka thënë Zelenksy.

Ai e paralajmëroi publikisht përfshirjen e Koresë së Veriut në luftë më 13 tetor. Aleatët perëndimorë që atëherë e kanë përshkruar masën si përshkallëzim të madh, por nuk kanë njoftuar masa hakmarrëse ose nuk kanë thënë se po përgatiten të zbatojnë ndonjë.

Koreja e Jugut ka ofruar ndihmë të inteligjencës dhe mbështetje më të gjerë në këtë çështje, si dhe po konsideron ta dërgojë një ekip të monitoruesve ushtarakë në Ukrainë.

Rusia nuk e ka mohuar përfshirjen e trupave koreano-veriore në luftë. Koreja e Veriut në fillim e ka mohuar përfshirjen, por që atëherë e ka mbrojtur idenë e vendosjes së trupave, si përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Zelensky ka thënë gjithashtu se ishte i befasuar nga “heshtja” e Kinës, ekonomia e dytë në botë, rreth zhvendosjes së trupave.

Toni i drejtpërdrejtë i retorikës së Zelenskyt vuri në dukje rritjen e zhgënjimit ukrainas mbi shtrirjen e mbështetjes perëndimore për Kievin, në këtë kohë kritike të luftës me Rusinë, me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që po afrohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA