SPAK merr në pyetje dy deputetët Elda Hoti dhe Xhemal Qefalian. Paraqitet edhe Ardian Çela

31/10/2024 15:26

Ishte radha e Ardian Celës, ish drejtues politik i Partisë Socialiste për t’u thirrur në SPAK.

Ish zyrtari që mbajti për disa vite postin e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike qëndroi në Prokurorinë e Posaçme për thuajse tre orë. Siç bëjnë me dije burime nga grupi hetimor, Ardian Cela u pyet si deklarues, por jo për të dhënat që janë përftuar nga grup chat-et në aplikacionin SKY ECC që dolën në drite në dosjen e ish deputetit Jurgis Cyrbja.

Ish funksionari ishte në SPAK për një dosje tjetër nën hetim. Por se cilat janë përgjigjet e ish funksionarit, kjo u mbajt sekret që u ruajt edhe nga Ardian Çela.

Në SPAK ishin edhe dy deputetë. I pari deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili tha se u pyet si një protestues mbi çështjen e 21 janarit.

Ndërsa deputetja demokrate Elda Hoti si një e kallëzuar, emri  i  të cilës u referua mbas incidentit mbi lëndën që parlamentarja hodhi gjatë një seancë. Zonja Hoti insiston se bëhet fjalë për parfum.

Ditë pas dite këtu në SPAK , personazhe të rëndësishëm të politikës dhe zyrtarë të lartë apo ish zyrtarë po përballen me grupet e hetimit. Shumë prej tyre dalin të heshtur duke pretenduar se duhet të ruajnë sekretin. Të tjerë , e shfrytëzojnë edhe momentin përpara SPAK për të bërë politikë. Sido që të jetë, koha po tregon se pyetja “Kush e ka radhën” nuk është më retorike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA