“Misioni pa fund” i USS Abraham Lincoln, brenda aeroplanmbajtëses ku marinsat përballen me lodhje dhe tension të madh
BE ka nisur një padi formale kundër rrjetit gjigant kinez të shitjeve Temu pas shqetësimeve se nuk ka ndaluar shitjet e ‘produkteve ilegale’ online.
Hetimet zyrtare u hapën sot pas ankesës së Komisionit Evropian ndaj rrjetit që konsiderohet si një rival me çmime më të lira i rrjetit Amazon.
Me sloganin e tij “Bli si një milioner”, shërbimi është rritur vazhdimisht në vendet e BE me shitje të të gjitha produkteve si kozmetike, pajisje teknologjie dhe veshje, të sjella direkt nga Kina, për rreth 100 milionë përdoruesit e tij.
Por KE tha se platforma ka shkelur ligjet e shërbimeve dixhitale duke mos ndaluar kompanitë e penalizuara të shitjeve që janë denoncuar më parë për abuzime.
Zyrtarët ngrinin shqetësime për shitjen e produkteve false të imituara nga kompanitë të tjera si kozmetika, lodra e elektronike për të cilat ishin ankuar kompani nga Evropa, kryesisht Gjermania, Danimarka e Irlanda.
Zyrtarët shtonin se Temu nuk ka instaluar “sisteme efektive kontrolli” për monitorimin e asaj që ndodh në platformën e vet.
“Ankesat tona deri tani janë në fazën e dyshimeve, nuk kemi ende konkluzione të provuara”, tha një zyrtar i BE duke shtuar se po hetonin nëse shkeljet ishin sistematike apo jo.
Prej qershorit BE ka dërguar kërkesa formale informacioni ndaj Temu dhe rivalit të tij kinez Shein, për obligimin e dhënies së informacionit për standardet e produkteve të identifikuara.
Në një reagim Temu tha: “Temu i merr shumë seriozisht obligimet për forcimin e sistemit të monitorimit të produkteve dhe kemi bashkëpunuar gjerësisht me rregullatorët për qëllimet tona të përbashkëta të një tregu të sigurt e të besuar për klientët”./TheGuardian/
Top Channel