Agjencitë e inteligjencës izraelite: Teherani po planifikon një sulm nga toka irakiane kundër Izraelit

31/10/2024 20:32

Agjencitë e inteligjencës izraelite vlerësojnë se Irani po planifikon të nisë një sulm nga toka irakiane kundër Izraelit në ditët në vijim, ndoshta para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, sipas faqes së lajmeve Axios duke cituar dy zyrtarë izraelitë që donin të ruanin anonimitetin e tyre.

Siç raporton Axios, një numër i madh dronësh dhe raketash balistike pritet të lëshohen nga Iraku kundër Izraelit.

Axios thekson se ekzekutimi i mundshëm i një plani të tillë nga milicitë pro-iraniane në Irak mund të jetë një përpjekje e Teheranit për të shmangur një tjetër sulm izraelit ndaj objekteve me rëndësi strategjike në Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA