Ushtria do rikthejë rezervistët, ministri i Mbrojtjes fton oficerët në lirim të bëhen pjesë e misioneve të NATO-s

30/10/2024 15:20

Rikthehet Forca Rezerviste Ushtarake pranë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të vitit 2025, nis krijimi i kësaj force rezerviste, duke përmbushur kështu dhe një detyrim të shteteve anëtare të NATO-s.

“Të gjithë oficerët, të cilët për arsye të ndryshme karriere të tyre janë duke zhvilluar provat, mund të rikthehen pranë Forcave të Armatosura, për të zhvilluar më tej karrierën e tyre në misione paqeruajtëse të NATO-s dhe në rajon si dhe për të marrë benefite si financiare dhe karriere”, tha Pirro Vengu.

Për forcat rezerviste ushtarake është planifikuar një fond prej 15.5 milion euro në buxhetin e vitit 2025. Ky projektligj i ministrisë së Mbrojtjes mori miratim në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë dhe pritet të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare për të marrë në fund dhe miratimin e parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA