Këtë të mërkurë, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Gjatë pasdites, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA