
25/02 11:53
Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me pensionistë në qytetin e Durrësit.
Gjatë takimit, një prej tyre i ndërpreu fjalën dhe i kërkoi që të fliste, por kreu i qeverisë i tha se duhet të flasin më radhë.
“Do të flasësh, por me radhë. Nuk jam i detyruar të të respektoj në momentin që ti nuk respekton të tjerët, ia ndërpreve fjalën katër herë parafolësit. Çfarë është kjo sepse nuk e kuptoj. Me zor me mua nuk fiton dot askush. Aq më keq që qenkemi fis bashkë. Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim”, tha Rama.
Top Channel