Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure, ku në Shkodër humbën jetën dy persona, teksa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë pas një atentati me armë zjarri.
Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe deputeti i opozitës, Dashnor Sula, i cili ka akuzuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë së shtetit si përgjegjës, pasi i sipas tij, i kanë “hapur krahun” krimit të organizuar.
Ai gjithashtu i bën thirrje autoriteteve që të bëjnë çmos për të kapur autorët.
“Shteti nen pushtetin e bandave.
Tronditëse ngjarja në Shkodër. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës.
Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.
Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.
Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtuesve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar”, shkruan Sula.
Top Channel