Djegia e qëllimshme automjeteve si hakmarrje për konflikte të ndryshme është shndërruar në fenomen, por një ngjarje tillë në Shkodër mëngjesin e kësaj të mërkure, dyshohet se fsheh diçka më tepër.
Mjetet e regjistruara në emër të shtetasit Sabahudin Hoxha mendohet se i përkasin dhëndrit të tij Ergys Lohja, punonjës policie.
Sulmi ndaj oficerit është vetëm ngjarja e radhës e një serie ndaj policëve në Shkodër, një fenomen që trajtohet gjerësisht në investigimin e kësaj të mërkure në Inside Story.
Nga viti 2020 deri në vitin 2024, 13 atentate kanë pasur si objektiv policët e Komisariatit të Shkodrës. Uniformat blu kanë pasur kërcënime të vazhdueshme, deri në eliminim fizik.
Inside Story ka siguruar të dhënat e plota në lidhje me atentatet, duke marrë dhe dëshmitë e policëve që janë sulmuar. Ata mendojnë se sulmet vijnë për shkak të detyrës, kryesisht asgjësimit të parcelave me kanabis sativa.
Problemi më madhor në ngjarje të tilla lidhet me tradhtinë që ekziston në radhët e uniformave blu dhe rrjedhjen e informacionit drejt grupeve kriminale.
Për të kuptuar panoramën e gjerë të situatës dhe inkriminin e policëve deri në atë pike sa të nxjerrin në pritë kolegët e tyre ndiqni sonte Inside Story, prej orës 21:00, në kanalin e Top Channel.
Top Channel