Inside Story/ Eksploziv në banesë, polici: Hakmarrje pas asgjësimit të drogës

30/10/2024 21:50

“Atentatet zakonisht ndodhin për shkak të fjalëve. Ta bëri ky, e ta bëri ai. Shtyjnë njeri-tjetrin për shkak të punës dhe ndodh e keqja. Kryesisht për shkak të aksioneve që kemi bërë në Dukagjin dhe në zonat e thella malore. Terreni atje është shumë e vështirë. Këtu kam vërejte dhe për institucionet tona, pasi shkojmë në aksione me 3-4 vetë. Duhet të ecim me orë të tëra dhe dalim shpeshherë zbuluar. Është shumë e vështirë të shkosh në një zone që të njohin të gjithë dhe informacione del shpejt’ u shpreh  polici, Prelë Milani

Unë mendoj se duhet me patjetër të krijohej një force e veçantë që të merrej vetëm me asgjësimin e parcelave me kanabis sativa në policinë e shtetit. Në këtë formë do të kishte më shumë efikasitet dhe policët do të ishin më të mbrojtur” u shpreh

Prelë Milani e pranon në mënyrë të tërthortë se arsyeja e atentatit ndaj tij, por gjithashtu dhe kolegëve që kanë pasur fatin e njëjtë me të lidhet drejtpërdrejtë me aksionet që kanë bërë policët në zonën e Malësisë së Madhe për asgjësimin e kanabis sativës. Ndryshe nga kolegu i tij në anonimitet, Prelë Milani nuk e pranon hapur se kolegët e tij janë të lidhur me krimin.

“Nuk duhet mohuar se policia e shtetit ka bërë aksione shumë të mira në lidhje me asgjësimin e kanabisit. Nuk duhet të nxijmë gjithçka që bëjmë. Patjetër që në policinë e shtetit ka element të cilët nuk i bëjnë nder uniformes, që mund të kenë lidhje me krimin, apo ka rrjedhje informacionesh, por kjo nuk do të thotë se duhet etiketuar e gjithë policia me diçka të tillë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA