“Herën tjetër do jenë 3 ditë ose 3 javë”, Berisha paralajmëron protesta të tjera: Nuk do ketë vetëm bllokim rrugësh, por…

30/10/2024 14:50

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar se protesta e radhës mund të zgjasë me 3 ditë ose 3 javë nëse është e nevojshme.

“Narkopolicia nuk na e shkurtoi dot as me 1 sekondë mosbindjen tonë civile. Që dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë”, tha Berisha.

Për protestën e djeshme, e cila zgjati tre orë, me bllokimin e automjeteve në disa akse rrugore, Berisha i quajti si “tre orë çlirimi për Shqipërinë”.

“Ato 3 orë, mbrëmë hynë në historinë epike të përpjekjes së shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet. E provuan dje dhe dështuan. Narkopolicia ndërhyri dje ndaj protestuesve paqësor. Narkopolicia kishte urdhër të qartë për të ndërprerë protestën. Por dështuan. Dështuan sepse mosbindja vazhdoi aq sa ishte paralajmëruar”, u shpreh kreu i PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA