Gjekmarkaj, i vetmi deputet i PD që flet për Salianjin në tryezën e përbashkët me eurodeputetët: I burgosur politik që nuk ka qenë asnjë ditë në pushtet

30/10/2024 11:04

Në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian që ndodhen në Tiranë për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, deputeti Argon Gjekmarkaj solli rastin e Ervin Salianjit, që sipas tij, është i burgosur politik. 

“Mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias. Ervin Salianji nen kryetar i grupit te PD person qe nuk ka patur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë forme korrupsioni, qe ka bere shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgum politik duke e rendur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë”-u shpreh Gjekmarkaj në tryezën e përbashkët me eurodeputetët.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA