Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Serbisë e cila të hënën miratoi ligjin për juridiksionin në Kosovë përmes të cilit, sipas ekzekutivit serb synohet “organizimi dhe juridiksioni i autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.

BE thotë se kjo është shkelje e qartë e obligimeve të Serbisë që kanë dalë nga dialogu.

“Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë] siç është publikuar, paraqet shkelje të qartë të obligimeve të Serbisë për dialogun dhe bie në kundërshtim me ri-angazhimi i saj i fundit për Dialogun”, thuhet në përgjigjen e bllokut ku kërkohet nga Serbia që të rishqyrtojë projektligjet dhe i kujton Serbisë se ajo është e detyruar të respektojë të gjitha Marrëveshjet e Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE.

Mbrëmjen e së martës, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi lidhur me veprimet e fundit të qeverisë së Serbisë.

Bislimi kishte kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur më këtë çështje duke shtuar se Serbia po vazhdon të bllokojë procesin e dialogimit.

“Përmes lëvizjeve në terren të vetë Serbisë, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vitet e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikadat në veri, fluturimin e MIG-ave pranë kufirit tonë, vendosjen e ushtrisë në gatishmëri të lartë dhe tash edhe me projektligjin për përndjekje të paraqitur dje, konstruktiviteti i tyre i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shkruar Bislimi.

Më 28 tetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se ka miratuar ligjin për juridiksionin që mundëson që Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd të trajtojnë rastet e veprave penale në shkallën e parë, dhe Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd të merren po ashtu me trajtimin e rasteve të tilla në shkallë të dytë.

Sipas njoftimit të qeverisë serbe po ashtu parashihet që Prokuroria e Lartë Publike në Beograd të themelojë Departamentin Special për ndjekjen e krimeve të kryera në territorin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA