Protestuesi ikonik i opozitës, i cili merr pjesë gati në çdo tubim, ishte edhe në këtë protestë.
Me veshje popullore dhe mbi kalë, ai vendosi ‘të sfidojë’ policët.
Teksa të gjithë janë grumbulluar për të protestuar, qytetari i veshur me veshje popullore ka kaluar me kalë pranë grupit të policisë “Shqiponja”.
I pashqetësuar ai ka kaluar pranë policisë, e më pas ka vijuar rrugëtimin e tij, në këtë protestë kombëtare të opozitës.
Akset kryesore të vendit që janë paralizuar nga protesta e opozitës janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta.
Dhjetëra forca policore dhe zjarrfikëse ndodhen në terren për të shmangur çdolloj përshkallëzimi të tubimit.
Top Channel