Një burrë ka ndërruar jetë dhe nëntë njerëz janë të zhdukur pas shembjes së pashpjeguar të një hoteli 10-katësh sot në Argjentinë.
Hoteli ‘Dubrovnik’ në qytetin lindor Villa Gessell, 370 kilometra larg kryeqytetit Buenos Aires u shemb mëngjesin e sotëm, njoftonin autoritetet bashkiake.
Policia, zjarrfikësit e punonjës të emergjencave po punonin për pastrimin e mbetjeve në kërkim të njerëzve që besohet se janë të bllokuar në to.
Viktima e deritanishme ishte një i moshuar që banonte në ndërtesën ngjitur me hotelin, tha ministri i sigurisë Javier Alonso në njoftimin televiziv, teksa familjarët e tij nuk janë gjetur ende.
Autoritetet shtonin se po kërkonin gjithashtu disa punonjës ndërtimi që ishin duke vepruar “në mënyrë klandestine, pa lejet përkatëse të bashkisë”, sipas deklaratës.
Hoteli në fjalë është hapur në vitin 1986 dhe raportohet se po kryente një seri rinovimesh e modifikimesh.
Nuk dihen ende shkaqet e shembjes tragjike por bashkia shtonte në deklaratë se punimet ishin “ndaluar paraprakisht” në gusht për mungesë dokumentacioni.
Kërkimet e shpëtimit dhe hetimi ngjarjes së rëndë vazhdon.
Top Channel