Rama pret eurodeputetët e Komisionit të Stabilizim-Asociimit, shmang takimin me Belerin. Ish-kreu i OMONIA-s shkon me vonesë në takimin në Kuvend

29/10/2024 12:20

Po mbahet sot dhe nesër në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Në këtë takim marrin pjesë 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar.

Në krye të evropianëve është italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri, si eurodeputet grek.

Sipas burimeve, Beleri nuk pati një takim “sy më sy” me kryeministrin Edi Rama, pasi ky e fundit e ka shmangur. Pak ditë më parë i pyetur nga mediat greke në lidhje me këtë takim, Beleri zbuti tonet me kryeministrin Rama dhe tha se “ai bën punën e tij, dhe unë timin”.

Beleri qëndroi për disa minuta në pritje në derën e Kryesisë së Kuvendit, pasi shkoi me vonesë në takimin e organizuar.

Dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite.

Demokratët do të marrin pjesë të përfaqësuar nga Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.

Temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

FOTO GALERI
1/1
Po mbahet sot dhe nesër në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA