“Policia të mos provokojë”/ Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit: Kemi njoftuar publikisht protestën tonë

29/10/2024 18:36

Bllokimi i akseve rrugore ishte qëllimi i protestës së sotme, u shpreh deputeti Edi Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit në Durrës, ku po vijon protesta e demokratëve.

Duke folur për thirrjen e Policisë së Shtetit që paralajmëroi se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, Paloka tha “policia nuk duhet të provokojë”.

“Nuk ka arsye për agresivitet. Qëllimi i i sotëm ka qenë vetëm bllokimi i akseve rrugore paralajmërova policinë që mos bëjë provokime se ne nuk kemi qëllim tjetër veç asaj që kemi shpallur.

Policia atë thirrje t’ia bëjë Ramës e Veliajt që bllokojnë rrugën për qejfet e tyre. Ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga policia që drejtohet nga dy njerëz që janë zgjedhur nga bandat. Nuk ka leje, nuk merret leje kemi njoftuar publikisht protestën tonë, as ligjërisht nuk merret leje”.

Paloka përsëriti thirrjes kundër qeverisë.

“Kjo qeveri për ne prej kohësh nuk duhet të ishte më, por kjo nuk varet nga reagimi ynë i sotëm. Nuk është betejë e opozitës, por e të gjithë qytetarëve tanë. E keqja është në derën e çdo qytetari. Dje u kthyen në Shqipëri mbetjet e rrezikshme dhe qytetarët dje ishin në pakicë. Nuk helmohet vetëm opozita, nuk vjedhin vetëm opozitën, por të gjithë shqiptarët. Pensionistët nuk janë vetëm të opozitës me të cilët tallet Rama. Nëse shqiptarët nuk ngrihen t’i thonë të keqes ndal, e kanë të gjithë te dera e shtëpisë në një formë a në një tjetër”.

Deputeti nuk la pa përmendur arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin e quajti rrëmbim.

“Kjo polici që rrëmben ish-presidentin sikur të jetë terrorist e fut banditët në parlament për t’u përleshur me deputetë, çdo gjë mund të presësh. Jemi këtu për t’i hequr qafe këta”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA