Mjete të shumta policie shiheshin sot në qytezën veriore austriake Kirchberg ob der Donau, ku një burrë qëlloi dje për vdekje kryebashkiakun dhe një tjetër person.
Ende nuk dihen motivet e sakta të ngjarjes por autoritetet citonin si motiv të mundshëm një konflikt për të drejta gjuetie.
Dje policia zbuloi trupin e një burri në periferi të fshatit Altenfelden që më pas u identifikua si kryebashkiaku i qytezës fqinje të Kirchberg ob der Donau, duke komentuar se me shumë gjasa “një debat për të drejtat e gjuetisë” ishte arsyeja e tragjedisë.
“Policia po kërkon për një 56-vjeçar që konsiderohet si i rrezikshëm e i armatosur”, tha zëdhënsja Ulrike Handlbauer për rrjetin vendas ORF.
Ajo shtonte se viktima e dytë ishte një ish-zyrtar vendas i gjuetisë.
Guvernatori rajonal Thomas Stelzer tha se ishte i shokuar nga “këto akte të pamendueshme që kanë tronditur zonën”, teksa shprehte simpati të thellë për familjet dhe të afërmit e viktimave./AFP/
Top Channel