Beleri refuzon mediat shqiptare dhe flet në greqisht: Rama më urren, Shqipëria të tregojë që dëshiron të jetë pjesë e Europës

29/10/2024 18:54

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar në gjuhën greke se Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Shqipëria tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet dhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike.

Beleri: Urrejtja që zoti Rama ka ndaj meje dhe minoritetit etnik grek në Himarë nuk kalon.

Fatkeqësisht Shqipëria vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian tregoi sot çvlerësim të organeve europiane në të cilin dëshiron të anëtarësohet por edhe çvlerësim të marrëveshjeve që ka firmosur për të mbrojtur përfaqësitë diplomatike.

Kalova 16 muaj në një qeli shqiptare. Këto sulme nuk më trembin. Shqipëria duhet të tregojë me vepra që dëshiron dhe duhet të jetë në Europë.

Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk mbyllen plagët e vjetra në demokraci dhe në shtetin e të drejtës. Dhe nëse nuk rrespekton të drejtat e minoritetit etnik grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA