“Akt që turpëron Shqipërinë”, Grupi Parlamentar i PD dënon sulmin me vezë ndaj Belerit: Shkelje e kodit të mikpritjes dhe harmonisë ndëretnike

29/10/2024 15:16

Grupi parlamentar i PD ka dënuar sulmin me vezë dhe kos që iu bë eurodeputetit Fredi Beleri, teksa po dilte nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe u kanë bërë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

“Një akt që turpëron Shqipërinë”, e quan kreu i grupit, Gazment Bardhi, i cili shton se kanë “shkelur kodin e shenjtë të mikpritjes dhe të harmonisë ndër etnike”. Sipas tij ky sulm ishte i organizuar nga Kryeministri Edi Rama.

“Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anuloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal”, thuhet në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA