Sot seancë plenare/ Deputetët socialistë futen para në Kuvend për të shmangur tensionet, opozita s’ka mbërritur ende

28/10/2024 16:39

Deputetët socialistë janë duke u futur në Parlament qetësisht rreth gjysmë ore para nisjes së seancës plenare.

Nga ana tjetër deputetët e dënuar dhe të padënuar të opozitës nuk kanë mbërritur ende.

Opozita deri më tani ka në plan dy skenarë të diskutueshëm.

PD po diskuton nëse do duhet të shkojnë të gjithë dhe të tentojnë të futen forcërisht apo të shkojnë vetëm deputetët e pa përjashtuar dhe të përplasen brenda sallës me mazhorancën.

Një gardh metalik është vë në hyrje të Kuvendit, ndërsa një zjarrfikëse u fut për të shmangur çdo situatë të mundshme.

Nuk dihet ende nëse do të krijohet e njëjta situatë si në seancat e kaluara, ku tensionet ishin në disa fronte, jashtë, në korridore dhe në sallën e Parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA