“Nuk do të ketë normalitet”, Bylykbashi pas seancës plenare: Do t’ia bëjmë ferr planet qeverisë

28/10/2024 18:15

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se nuk do të ketë normalitet në Parlament, ndërsa foli për mediat pas përfundimit të seancës plenare.

“Do t’ia bëjmë ferr planet qeverisë. S’mund të ketë seancë normale të parlamentit kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet.

Nuk do ketë normalitet. Nuk mund të ketë normalitet kur zgjedhjet janë element farsë për të vulosur marrin e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikes që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, tha Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA