Izraeli bombardon qytetin e trashëgimisë botërore në jug të Libanit (fotot)

28/10/2024 18:23

Izraelit ka kryer sot disa sulme ajrore ndaj qytetit të lashtë bregdetar Tyre në jug të Libanit, i shpallur trashëgimi botërore nga Unesco.

Sulmet e njëpasnjëshme goditën pallatet e banimit të qytetit port, pas urdhrit të evakuimit që u dha nga ushtria izraelite për disa pjesë të qytetit, tha agjencia shtetërore e Libanit.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregonin shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në qiell pas shkatërrimit të ndërtesave të banimit.

Pas dhënies së paralajmërimit nga Izraeli, grupe të mbrojtjes civile dolën në rrugë me megafonë për të nxitur rezidentët të largoheshin nga zona menjëherë.

AFP raportonte për shtëllunga të gjera tymi në disa zonë të Tyre, përfshi dhe ndërtesat pranë bregdetit.

Bashkitë e qytetit kishin marrë telefonatën në gjuhën arabe nga ushtria izraelite që nxiste largimin e rezidentëve nga disa rrugë kryesore, shkruan Al Jaseera.

Njoftimet e mbrojtjes civile për largime shkaktuan një gjendje paniku.

Izraeli ka përshkallëzuar sulmet ndaj Libanit këtë muaj dhe ka nisur dërgimin e trupave në terren pas gati një vit shkëmbimi zjarri në kufi.

Al Jazeera shkruan se Tyre është kthyer në objektiv pasi besohet se është bastion i lëvizjes Amal, e drejtuar nga kryetari i parlamentit Nabih Berri.

Ministria libaneze e shëndetësisë tha se sulmet e sotme kanë vrarë 21 njerëz në jug të Libanit, duke perfshire nje infermier e tre punonjës shpëtimi ne Ain Baal, shkruan Al Jaseera.

FOTO GALERI
3/5
Bashkitë e qytetit kishin marrë telefonatën në gjuhën arabe nga ushtria izraelite që nxiste largimin e rezidentëve nga disa rrugë kryesore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA