Ditët e Mios në Korçë/ Piktorë nga shumë vende të botës u bënë bashkë në koloninë e artistëve

28/10/2024 15:30

25 piktorë nga e gjithë bota u bënë pjesë e kolonisë të arteve figurative “Ditët e Mios” që organizohet çdo vit në Korçë.

Për 4 ditë me radhë ata punuan për të realizuar krijimet e tyre të frymëzuar nga peizazhet e Korçës apo rrethinave, detaje nga arkitektura dhe jeta sociale. Pikturat e realizuara prej tyre u ekspozuan në Galerinë “Guri Madhi”. Të frymëzuar edhe nga Piktori i Popullit Vangjush Mio artistët kanë identifikuar tematika të ndryshme për ti hedhur në telajo dhe për të përcjellë mesazhet e tyre për publikun

“Sapo kemi përfunduar koloninë e pikturës Ditët e Mios. Ka shumë vite që zhvillohet në Korçë dhe duhet thënë që niveli është ngritur lart sepse piktorë nga e gjithë bota kanë qenë pjesë e kolonisë sonë.  Është zgjeruar harta e pjesëmarrjes së piktorëve, e kemi filluar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Ballkanin por tani jemi shtrirë më gjerë me Evropën sepse kishim përfaqësues edhe nga Greqia, Polonia, Islanda, Mina, Koreja e jugut, Turqia etj.

Ka qenë një koloni vërtet e suksesshme dhe jo vetëm pjesëmarrja por edhe cilësia është e jashtëzakonshme. Vetë specialistët e pikturës shprehen më së miri për këtë dhe publiku është kënaqur dhe të gjithë po e shijojmë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.  Gjithmonë pikturat që prodhohen në koloninë Ditët e Mios i dhurohen qytetit të Korçës”-u shpreh Zamira Kita.

“Jam shumë i nderuar që të marr pjesë në këtë koloni dhe si gjithmonë Korça i ka dhënë frymëzim shumë artistëve. E kam zgjedhur temën nga dita e parë vetëm më është dashur ta organizoj pak në mendje, kanë qenë peizazhet e Mios me nudot e Mios që është ajo nudoja që mbulon fytyrën që prezanton edhe mentalitetin tonë, të modeleve që nuk e kemi ende atë lirinë për tu parë nudo megjithë shprehje pra unë e kam marr ëatë mentalitet nudo me prapavijë peizazhin e Korçës.  Kolonitë janë gjithmonë të mirëpritura sidomos për vendet tona që kanë qenë shumë gjatë të izoluara dhe kemi krijuar imagjinatë për artin jashtë por tani po shihemi, po tejkalojmë barrierat e ndjenjës së pasigurisë.  Kolonitë janë gjithmonë të mira edhe për njohjet e artistëve mes tyre edhe ndikimin kulturor por edhe për turizmin pasi ndihmojnë njohjen e qytetit”-u shpreh Veton Gusia.

“Emri im është Kostian Bratiank, vij nga Rumania.  Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kërij eventi artistik.  Para se të isha i ftuar në Korçë kam qenë gjithashtu në Sarandë, Pogradec, pra nuk është hera e parë në Shqipëri.   Meqënëse kemi në Voskopojë dhe në Korçë komunitet  arumun na pëlqen të ruajmë traditën, kontaktet dhe të vijmë përsëri kur na jepet mundësia.  Ishte një event i shkëlqyer, 25 artistë nga gjithë bota Islanda, Kisova Bulkgaria, Maqedonia e Veriut etj.   Kaluam këtu 4 ditë , koha ishtw shumë e bukur dhe duam të falenderojmë organizatorët.   Mendoj se Korça ka peizazhe shumë të bukura, ndërtesa shumë të bukura dhe nuk ishte e vështirë të gjeje një kompozim të rrugës me elemente arkitekturore për ti pikturuar.”

“Është hera e dytë në Shqipëri për mua dhe më pëlqen shumë ky simpozium.  Emri imë është Naja dhe jam nga Ukraina.  Unë besoj se një racë e veçantë e maceve janë sfinksat dhe kjo është një mace e veçantë, mace kozmike.  Sytë në fytyrën e saj duket sikur thonë: unë të shoh, unë të ndiej dhe unë të dua.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë ndërsa siç është bërë traditë punimet e realizuara nga piktorët do ti dhurohen fondit të galerisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA