Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së përditshme nga banesa e tij komentoi protestën që pritet të mbahet nesër.
Berisha: Miq, beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores! Është përpjekja e madhe e demokrateve dhe demokratëve për t’i përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij, se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjtitetit të qytetarëve shqiptarë.
Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron ndër ligjin e Kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama.
Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit.
Të dashur miq, çdo ditë, çdo demokrate e demokrat duhet të bëjë gjithçka për t’i nxirë jetën këtij regjimi të pashpirt, për t’i marrë frymën, për t’i shkurtuar ditët, për të ecur të sigurt drejt fitores.
Çdo ditë, Edi Rama, organizata e tij kriminale bëhen më anti-shqiptare, bëhen më çnjerëzore, bëhen më kriminale. Ndaj dhe, ne çdo ditë duhet të jemi në sulm, në sulm, në sulm kundër tyre.
Berisha: Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim.
Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po.
Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti.
Top Channel