“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma
25/12 15:33
Në Elbasan është mbajtur edicioni i tretë i festivalit, tashmë të kthyer në traditë “Qytete me Kala”.
Gjirokastra dhe Elbasani janë bërë bashkë në një ide të bukur që bashkon folklorin, kulturën, artin, vallet popullore dhe larminë e ngjyrave që përfshin kostumografia.
Për artistët ky organizim ka shërbyer për të promovuar qytetet dhe kulturat.
Nata e Gjirokastrës në teatrin “Skampa” erdhi me koncertin e Ansamblit të Libohovës i cili u mirëprit nga publiku elbasanas.
Aktiviteti u pasurua me ekspozita të pikturave dhe punime artizanale të cilat shtuan kuriozitetin e publikut.
Top Channel