Pas zgjedhjeve në Gjeorgji, opozita pro-evropiane ngre akuza të rënda për falsifikimin e tyre. KQZ-ja sheh në krye partinë pro-ruse Gjeorgjia Jonë.
“Ne nuk i njohim rezultatet e falsifikuara“, tha kreu i partisë më të madhe opozitare të Gjeorgjisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, Tinatin Bokushava. Gjatë orëve të ardhshme kundërshtarët e qeverisë do të bien dakord për një plan të përbashkët veprimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbatuar urdhrat e pista të miliarderit Bidzina Ivanishvili, tha Bokushava. Ivanishvili është themelues dhe kryetar nderi i partisë pro-ruse në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.
Pas numërimit të shumicës së votave, komisioni zgjedhor tha se partia në pushtet ka fituar shumicën absolute. 68-vjeçari Ivanishvili e festoi fitoren e tij menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Edhe koalicioni i opozitës pro-evropiane Koalicioni për Ndryshim deklaroi se nuk do të njihte rezultatet. Opozitës i janë vjedhur zgjedhjet, ky është një grusht ndaj shtetit dhe kushtetues, dhe një abuzim me pushtetin, tha politikani Nika Gvaramia. Në një konferencë shtypi ai tha se zgjedhjet janë falsifikuar duke përdorur një skemë të ndërlikuar teknologjike, por nuk dha asnjë detaj.
Për zgjedhjet në Gjeorgji disa parti kishin krijuar aleanca elektorale. Për të votuar ishin ftuar rreth 3.5 milionë vetë. Sipas informacioneve paraprake, pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 59 përqind. Gjeorgjia është kandidate për anëtarësim në BE, por procesi është pezulluar për shkak të ligjeve të diskutueshme./ DW
Top Channel