Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Malësinë e Madhi, pasi disa muaj më parë ishte shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri.

Autoritetet ndaluan dhe arrestuan 35-vjeçarin me inicialet E(M). H. Në Bajzë të Malësisë së Madhe, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ai dyshohet se më 29 shkurt të këtij viti, në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe ka plagosur në këmbë 32-vjeçarin me inicialet G. D.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA