Zelenski refuzon vizitën e kreut të OKB pas udhëtimit të Guterres në Rusi (fotot)

26/10/2024 15:30

Volodymyr Zelensky raportohet se i ka mohuar vizitën në Ukrainë sekretarit të përgjithshëm të OKB, António Guterres pas udhëtimit të këtij të fundit në Rusi për samitin e vendeve të aleancës BRICS, raportojnë burimet presidenciale ukrainase për rrjetin BBC.

Pas pjesëmarrjes në samitin rus në Kazan javës që shkoi, Guterres kishte kërkuar të vizitonte Kievin, por kjo deri tani po rezulton problematike.

“Presidenti nuk e ka konfirmuar vizitën e tij. Pas samitit në Kazan ku i shtrëngoi dorën Putin dhe kaloi një ditë në territorin armik, do të ishte e çuditshme ta prisnim këtu”, tha burimi afërt me Zelenskin për rrjetin BBC.

Vizita e Guterres në Rusi, e cila ka sulmuar lindjen e Ukrainës prej vitit 2022 dhe ka aneksuar shumicën e rajoneve rusofone aty, u prit më habi nga shumë në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij Guterres kishte bërë thirrje “për paqe” në Ukrainë dhe përsëri qëndrimin e tij me Putin se Rusia po pushtonte një vend të huaj dhe kjo shkel ligjin ndërkomëbtar të OKB.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Ukrianës para vizitës së Guterres në Kazan, thuhej: “Kjo është një zgjedhje e gabuar që dëmton reputacionin e OKB dhe paqen”.

“Sekretari i përgjithshëm kishte refuzuar ftesën e Ukrainës për samitin e Paqes në Zvicër, por tani pranon ftesën në Kazan nga krimineli i luftës Putin,” thuhet në deklaratë.

Guterres justifikonte pjesëmarrjen e tij në samit me rolin e vendeve të Brics në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA