“Unë isha antikomunist dhe demokrat, por PD e morën komunistët më të këqij”, Rama: Më mirë të rrimë me ata që s’e mohojnë se sa…

26/10/2024 18:38

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat edhe për Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës në takimin me diasporën shqiptare në Amerikë ai tha se PD ra në dorën e komunistëve më të këqij.

Sipas Ramës vendi ynë nuk është i ndarë në komunistë dhe demokratë, por në punëtorë dhe dembelë.

Rama: Kështu isha edhe unë antikomunist edhe demokrat, por Partinë Demokratike e morën komunistët më të këqij.

Më mirë me nejt me komunistët që s’e mohojnë nga kanë ardh se sa me nejt me ata që kur ishin nga ana komunistëve ishin më të zinjtë dhe më pas dolën nga ana tjetër filluan të flasin sikur erdhën nga Hëna.

Siç tregon historia Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, është e ndarë mes e para punëtorësh dhe dembelash, e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për t’u fshehur pas tij, mes tyre që Shqipërinë e shihnin përtej bindjeve politike. Një herë na e dhanë mundësinë shiheni Shkodrën se si po ndryshon. Jemi dhe antikoumunist edhe antifashist, për Shqipërinë ka një virtyt të përbashkët që është puna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA