Shtetasi Ellton Balliu u arrestua pak ditë më parë pasi solli me kamion nga Italia drejt Shqipërisë mijëra euro të padeklaruar.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se sot është mbajtur seanca ndaj tij, ku avokati mbrojtës, Çlirim Poga, shprehet se gjykata vlerësoi si të ligjshme dy kërkesat e Prokurorisë.

Avokati i Balliut: Vendimi gjykatës duke marrë parasysh arsyeja e ndalimit është “kundravajtje penale” pavarësisht vlerës së sekuestruar. Kërkesa e Prokurorisë është për lehtësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimit të masës ndaj tij. Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të arrestuarit që ka tre ndërhyrje kirurgjikale, fakti që është kryefamiljar, gjykata vlerësoi të ligjshme të dyja kërkesat e Prokurorisë. Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës ndaj tij “detyrimin e paraqitjes para oficerit të policisë.

Kujt i përkisnin paratë?

Avokati i Balliut: Është një person i panjohur, që është njohur pak orë se të nisej në Shqipëria për të sjellë para për familjarët në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA