Phil Lesh, një ndër themeluesit e “The Grateful Dead” dhe basisti i grupit gjatë karrierës së tyre tre dekadash, ka ndërruar jetë.
Ai ishte 84 vjeç. Njoftimi u bë të premten në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram.
“Phil Lesh, basist dhe anëtar themelues i The Grateful Dead, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe plot dashuri”, thuhet në deklaratë.
Më tej thuhet se “Phil u solli gëzim të jashtëzakonshëm të gjithëve përreth tij dhe la pas një trashëgimi me muzikë dhe dashuri. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes Lesh në këtë moment.”
Deklarata nuk përmendi një shkak specifik të vdekjes, por Lesh i kishte mbijetuar më parë sulmeve të kancerit të prostatës, kancerit të fshikëzës dhe një transplanti të mëlçisë në vitin 1998, i domosdoshëm nga efektet dobësuese të një infeksioni të hepatitit C.
Top Channel