24/12 13:22
Një qytetar tregoi se kishte udhëtuar nga Kanadaja në New York për të takuar sot kryeministrin Edi Rama.
Ai i kërkoi kreut të qeverisë që të përfshijë Kanadanë në turin e tij,
“Kur shkoj në Vlorë, më thonë kur do vish ndonjëherë nga Selenica. Se Kanadaja është e jashtëzakonshme, por përballë SHBA, është si Selenica për Vlorën. Mos ma merrni për keq, se keni një komunitet të jashtëzakonshëm. Nuk të premtoj se do vij para zgjedhjeve, por duke qenë se edhe ju në Kanada do votoni për ne, do vij pas zgjedhjeve”, u përgjigj Rama.
Top Channel