“Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka”, Rama nuk kursen batutat në New York: Ti qenke burrë…

26/10/2024 19:38

Kryeministri Edi Rama u kuriozua nga një zonjë në Gotham Hall, të veshur me flamurin kuqezi, që kërkonte me këmbëngulje fjalën.

Kur kreu i qeverisë i dha mikrofonin, zonja i pasoi të atit, duke u shprehur se pyetjen drejtuar kryeministrit dëshironte ta bënte ai.

Rama: Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka

Qytetarja: E kërkova për babanë

Rama: Ti qenke burrë, e mbajte në këmbë tërë kohës

Qytetari: Problemi që do të ngre është për fëmijët që lindin këtu në Amerikë, për t’u regjistruar në Shqipëri. Punonjësja e gjendjes civile i nxjerr problem se thotë që certifikata e noterizuar dhe me vulë nuk vlen.

Rama: Jeni dëshmitar, e keni parë kohën që për çdo gjë që lidhet me shtetin shqiptar, duhet të vinit në Shqipëri. Sot mjafton të hyni në e Albania. Ka mbetur vetëm një pjesë e shërbimeve konsullore, me kushti që të vish në Shqipëri. Jemi duke e zgjidhur edhe këtë, besoj me fillimin e vitit të ardhshëm, edhe këtë do të mund ta bëni që këtu. Çdo shqiptar kudo ku është, shtetin e vërtetë shqiptar, do ta ketë në telefonin e vetë për çdo shërbim. Viti i ri do të vijë me nipin a mbesën të regjistruar. Kjo është arsye t’i nxisësh të bëjnë nipa dhe mbesa të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA